​Parku i Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë, dstinacion turistik

Turizëm

​Parku i Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë, dstinacion turistik

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Parku i Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë,

Kryeministri Edi Rama inspektoi Parkun e ri të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorën e Rilindur, një hapësirë e re që i është kthyer Vlorës bashkë me rikonceptimin e Sheshit të Flamurit dhe infrastrukturën lidhëse të rrugës Transballkanike me detin.

“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e vizitës së mbrëmshme në parkun më të ri të Vlorës së Rilindur, Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama.

Rama tha se po përgatitet një seri me pllaka bronzi ku janë të gjithë emrat e atyre që kanë firmosur pavarësinë.

“Çdo pllakë ka një emër dhe emrat janë të çarë përtej pllakës. Do të vendoset ndriçimi poshtë dhe natën do të jetë e gjitha me emrat e atyre që ndriçojnë. Do të jetë si fushë me xixëllonja me të gjithë firmëtarët e pavarësisë”, tha Rama.

Në Parkun e ri të Pavarësisë janë 28 mijë bimë shumëvjeçare nga të cilat 560 pisha dhe 108 rrënjë agrume. Në total janë 980 pemë të larta me perimetër 50-60 cm.

Parku i Shtëpisë së Pavarësisë ka marrë jetë në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës, deri tek porti. Ai lidh bulevardin e ri “Ismail Qemali” me Lungomaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat