Ishulli ku turistët “harrojnë” krizën në botë

Turizëm

Ishulli ku turistët “harrojnë” krizën në botë

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 11:38
Ishulli grek i Kretës

Pas dy sezoneve të pushimeve të shkatërruara nga pandemia, biznesi po lulëzon sërish në ishullin grek të Kretës, me turistët që po dynden sërish në rërën e bardhë të ishullit, portet piktoreske dhe plazhin e bukur. 

Në sfondin e diellit dhe detit gjendja në të cilën ndodhet bota duket e harruar për pak kohë  në mendjet e vizitorëve.

Dan Kounelakis, turiste: Është një nxitje e madhe për njerëzit që të udhëtojnë tani që dollari dhe euro janë pothuajse të barabarta. Sidomos me atë që po ndodh në botë, s’më kujtohet ta kem përjetuar më parë këtë gjë.

Corinne Larsimont, turiste: Ne përpiqemi ta harrojmë situatën gjatë këtyre pushimeve edhe pse e dimë se kur të kthehemi gjithçka do të jete njësoj. Lufta, kriza ekonomike, kriza sociale. Por Tani është koha për t’u çlodhur, të mendojmë për diellin, detin dhe fshatin e bukur.

Lina Kamen, turiste nga Britania e Madhe: Edhe duke qenë me pushime, i shohim  efektet dhe pasojat e COVID, të çmimeve në rritje, të luftës në Ukrainë, por është padyshim shumë bukur të jesh në gjendje të bësh një pushim dhe thjesht të kënaqesh.

Ishulli grek i Kretës është një destinacion i preferuar për shumë turistë nga e gjithë bota për pushimet verore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat