Mbi 38 mijë vizitorë në kalanë e Rozafës që nga maji

Turizëm

Mbi 38 mijë vizitorë në kalanë e Rozafës që nga maji

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 12:55
Kalaja e Rozafës

Kalaja e Rozafës vazhdon të jetë atraksion për turistët në Shqipëri, e cila nga muaji maj ka pasur mbi 38 mijë vizitorë, sipas shifrave të publikuara sot nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti. 

Ajo ka thënë se këto shifra flasin për interesim në rritje të publikut për këtë sajt të trashëgimisë historike dhe kulturore.

“Kalaja e Rozafës mbetet një nga destinacionet më të preferuara të kësaj vere, ku nga muaji maj është vizituar nga 38,154 vizitorë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo ka shtuar se me historinë që mbart dhe arkitekturën unike, Rozafati është një ndër asetet më të vyera të trashëgimisë kulturore, por edhe një ndër destinacionet e bukura, ku promovohen dhe zhvillohen ngjarje të rëndësishme artistike në Shqipëri.

Kalaja e Rozafës është monument historik. Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX). E ndërtuar gjatë Mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të besës legjendare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat