Pushime me pak lekë, për festat e fundvitit shqiptarët zgjedhin të pushojnë në rajon

Turizëm

Pushime me pak lekë, për festat e fundvitit shqiptarët zgjedhin të pushojnë në rajon

Më: 15 dhjetor 2022 Në ora: 17:26
Tirana/Arkiv

Për pushimet e fundvitit shqiptarët zgjedhin të mos shpenzojnë shumë.

Me paketa që nisin nga 150 euro kanë preferuar që Krishtlindjen dhe natën e ndërrimit të viteve ta kalojnë në rajon.

Fjorida Zani tregon destinacionet e preferuara të festave.

"Kolashini, Mavrova, Brezovica që janë vende me borë dhe janë afër. Njerëzit duan të rrinë jo shumë larg shtetit të vet por edhe për të kursyer."

Të shumta janë prenotimet edhe për Italinë apo Francën.

"Kryeqytetet europiane janë shumë të kërkuara si Roma, Parisi, Amsterdami etj."

Krahasuar me vitin e shkuar, interesi për pushime jashtë vendit është më i lartë por pritshmëritë e operatorëve turistikë janë më të mëdha.

"Interesi është më i lartë pro ka edhe një frenim ndoshta për shkak të situatës. Kriza, lufta, të gjitha këto ndikojnë."

Teksa shqiptarët ikin jashtë, vendi ynë në dimër mbetet shumë pak i preferuar për të huajt, pavarësisht përpjekjeve për turizëm në të 12 muajt e vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat