​Fluks vizitorësh gjatë shkurtit në kalanë e Gjirokastrës

Turizëm

​Fluks vizitorësh gjatë shkurtit në kalanë e Gjirokastrës

Më: 3 mars 2023 Në ora: 08:36
Autori Faton Mehmeti

Vizitat turistike në Kalanë e Gjirokastrës për periudhën 1 shkurt -28 shkurt 2023 kanë ardhur duke u rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Gjirokastër bën të ditur se, “1,745 vizitorë u regjistruan këtë shkurt ose 895 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2022”.

Kalaja e Gjirokastrës është një ndër më të mëdhatë në Ballkan dhe mbetet atraksioni kryesor turistik i qytetit. Si një anije e madhe prej guri, ajo shtrihet në një hapësirë prej 335 metra. Kalaja ndodhet në kodër nga ku shihet gjithë qyteti, si për të dëshmuar historinë e gjithë rajonit në shekuj.

Zbulimet arkeologjike në zonën e kështjellës, tregojnë se ky vend është jetuar që nga shekulli i IV-V. Sipas historianëve muret e parë të këtij fortifikimi mund të jenë ndërtuar pas rënies së Hadrianopolisit. Por muret e para të qytezës u ndërtuan në shekullin e 12-13. Kalaja u ndërtua fillimisht si një pronë tipike feudale të kohës, nga familje të pasura, që donin të ishin të sigurta dhe të mbroheshin nga luftrat e ndryshme. Më vonë ajo u kthye në një qendër të banuar për shumë familje të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat