Sezoni turistik/ Eksperti i ekonomisë zbulon cilat janë dy problematikat këtë vit

Turizëm

Sezoni turistik/ Eksperti i ekonomisë zbulon cilat janë dy problematikat këtë vit

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Turizmi në Shqipëri këtë sezon vere është diskutuar shumë nëse realisht ka një frekuentim masiv apo nëse suksesi i vitit të shkuar është kthyer në bumerang.

Eksperti i ekonomisë Klodjan Muço trego në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ arsyet sipas tij që këtë sezon nuk është më bumi i vitit të shkuar.

‘Ka kaluar tashmë dhe bujqësinë. Ajo që vihet re, vitin e kaluar u kalua në sold out, sidomos në jug. Një rritje e çmimeve me shërbim që linte për të dëshiruar. Feedback ishte, e bukur Shqipëria por shërbimi lë për të dëshiruara dhe çmim ishin të larta. Ka fluks turistësh por plazhet janë gjysëm bosh. Shqiptarët i kanë abandonuar plazhet e vendit. Janë bërë të paaksesueshme për shqiptarët. Vërtet kemi fluksin që thonë mediat shqiptare, kosovarët i kanë hequr vizat.’

Ka një rritje të turizmit në mënyrë fiktive. Rritje çmimesh me mungesë të cilësisë së shërbimeve. Ajo që i ndodhi dhe Malit të Zi. Këtë vit kemi turist, por jo siç kishim vitin e kaluar.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi thotë se këtë vit janë regjistruar më shumë turistë se vitin e shkuar që kanë vizituar kalanë e Gjirokastrës.

‘Gjirokastra nuk ka një sezon të caktuar turistik. Sivjet ka filluar shumë shpejt. Pika më e frekuentuar kalaja. Kemi një statistikë të qartë. 6 mujori i parë 2023, 70 mijë turistë. Këtë vij po kap 100 mijë turist. Statistikë tregon numër të rritur.’

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat