Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës

Turizëm

Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur se është restauruar së fundi.

“Përmes projektit për revitalizimin e qytetit të vjetër të Janjevës, shtëpitë po restaurohen dhe po u ruhen karakteristikat.

Ndërsa me funksionalizimin e tyre mund të shndërrohen në bujtina për vizitorë, punëtori artizanale, të përdoren si shtëpi banimi apo hapësira për aktivitete kulturore”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministria shton se me natyrën e mrekullueshme dhe pasurinë kulturore që ka, ky vend do të shndërrohet në atraksion turistik të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat