“Osmani” zgjedh Vlorën për të pushuar

Turizëm

“Osmani” zgjedh Vlorën për të pushuar

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 16:21
Burak Özçivit

Një surprizë e këndshme për fansat shqiptarë të serialit turk “Osmani”.

Protagonisti i këtij seriali të suksesshëm, i cili transmetohet prej vitesh në ekranin e Televizionit Kombëtar Klan, aktori Burak Özçivit, ndodhet në Shqipëri për disa ditë pushimi.

Në postimin e fundit në rrjetet sociale, Burak la të kuptohej se po nisej drejt një destinacioni të veçantë. Disa orë më vonë, destinacioni u zbulua që ishte Vlora.

I shoqëruar nga partnerja e tij, Özçivit u fiksua nga kamera e Tv Klan në bashkinë e Vlorës.

Këtu aktori u prit në një takim nga kryebashkiaku Ermal Dredha.

Burak Özçivit është një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar, falë rolit të tij si Osmani në serialin historik turk me të njëjtin emër.

Vizita e tij në bregdetin e Vlorës ka ngjallur reagime të shumta pozitive në rrjetet sociale, ku fansat shqiptarë janë shprehur të lumtur që aktori i tyre i preferuar ka zgjedhur pikërisht Shqipërinë për të pushuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat