Festa e lakrorit në Korçë! Gatimi në Polenë sipas recetës së vjetër të pjekur në saç

Turizëm

Festa e lakrorit në Korçë! Gatimi në Polenë sipas recetës së vjetër të pjekur në saç

Më: 20 korrik 2025 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Është një prej recetave më të vjetra dhe përfaqësuese të juglindjes së vendit. Lakrori me dy petë i pjekur në saç.

Banorët e kanë ruajtur dhe trashëguar këtë traditë, dhe amvisat e gatuajnë lakrorin si dikur.

Në fshatin Polenë të Korçës u zhvillua festa e lakrorit. Organizimi tërhoqi edhe shumë vizitorë.

Në këtë festë nuk mungoi muzika tradicionale dhe argëtimi.

Festa e Lakrorit zhvillohet çdo vit në këtë periudhë, pasi synohet pasurimi i ofertës turistike të juglindjes së vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat