Se Shqiperia është një vend i mrekullueshëm dhe ofron shumë për turistët, e dëshmon edhe një video që sot ka shpërndarë pedagogu i njohur Ermal Hasimja.
Nga plazhi i Gjipesë në Jalë në videon që ka postuar Hasimja, duken një grup delfinësh që sfilojnë në ujërat e detit shqiptar.
Shqipëria jugore është plot me plazhe gjysmë të fshehta me ujë të pastër, shkëmbinj të qetë dhe shpella të mistershme.