Gjërat që ndoshta nuk i dini për specat djegës

Ushqime

Gjërat që ndoshta nuk i dini për specat djegës

Më: 31 janar 2020 Në ora: 17:14
Ilustrim

Specat djegës, ka nga ata që i duan dhe nga ata që nuk mund t’i durojnë. Në çdo rast, ajo ka një histori tërheqëse dhe ka shumë kuriozitete që e rrethojnë këtë erëz.

Këtu janë gjërat që ndoshta nuk i keni ditur në lidhje me të:

Farat janë shumë rezistente.

Farat e specave djegës ruajnë aftësinë për të mbirë të paktën dy ose tre vjet dhe mund ta bëjnë këtë pothuajse në çdo klimë.

Djegësia mund të zbutet.

Nëse speci është shumë pikant, mund ta “ëmbëlsoni” duke e lënë për një orë në uthull dhe kripë, në proporcionin katër lugë uthull dhe një kripë.

Një insekticid natyral.

Speci djegës përmban një substancë që mund të mbrojë bimët e kopshtit nga insektet. Për të bërë vetë një insekticid, thjesht shtypni dy speca djegës dhe një thelbi hudhër dhe më pas përziejini me një litër ujë. Kjo përzierje duhet të lihet një ditë dhe më pas t’i shtohet një lugë detergjent për larjen e enëve. Më pas thjesht spërkatni pjesët e bimëve që janë sulmuar nga insektet.

E rëndësishme: kur përgatisni insekticidin gjithmonë mbani doreza dhe syze mbrojtëse.

Bestytni.

Thuhet se tregtarët e lashtë kur u kthyen në shtëpi pa shitur asgjë, vendosën dy speca në mes të mallit të tyre. Me pak fjalë, ishte sikur po ushqenin mallrat e tyre, duke shpresuar të shisnin më shumë ditën tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat