5 ushqime që nuk duhet t’i lani kurrë

Ushqime

5 ushqime që nuk duhet t’i lani kurrë

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 10:41
Foto Ilustrim

Të gjithë e dijmë se sa e rëndësishme është që t’i lajmë ushqimet para se t’i konsumojmë, por nganjëherë pastrimi i një ushqimi mund të qoj në shpërndarje te infeksioneve.

Që në fëmijëri na është thënë se duhet ti lajmë ushqimet, mirëpo kjo mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi, shkruan “BrightSide”, transmeton lajmi.net.

Këto janë 5 ushqime që nuk duhet t’i lani kurrë

Vezët

Vezët mbulohen me një substancë të veçantë që të ruhen nga contaminimi me bakterie, uji e shpërlanë këtë mbrojtje.

Pula

Bakteriet në mishin e pulës janë shumë të rrezikshme për shëndetin tonë, një ndër më të njohurat, salmonella. Shumica e njerëzve e lajnë mishin e pulës para se ta përgadisin dhe kjo thjeshtë do të shpërndajë bakterien në lavaman dhe duar.

Zgjedhja më e mirë është që të zihet mishi dy herë.

Mishi i kuq

Njëjt sikur mishi i pulës, edhe mishi  i kuq përmbanë bakterie të cilat do të shpërndahen nëse lahet. Mund të përdorni peceta që ta largoni gjakun nga mishi, transmeton lajmi.net.

Makaronat

Larja e makaronave para zierjës do ta largoj amidonin nga ato, dhe zierja bëhet më e veshtirë. Makaronat mund të lahen vetëm pas zierjes.

Këpurdhat

Këpurdhat duhet vetëm të shpërlahen, sepse ato e thithin ujin shumë lehtë. Menjëherë pas shpërlarjes ato duhet të thahen me pecetë, dhe ky proces duhet të bëhet vetëm para përgaditjes sepse ato do të prishen shumë shpejtë pas larjës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat