Kurrë nuk do të humbni peshë nëse hani këto katër ushqime

Ushqime

Kurrë nuk do të humbni peshë nëse hani këto katër ushqime

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Për të mos u tunduar, është më e thjeshtë të mos e mbash këtë ushqim në shtëpi. Nëse keni vendosur të ushqeheni shëndetshëm, është koha të largoni qafe ushqimet me shumë kalori nga shtëpia dhe të ndaloni blerjen e tyre.

Kjo është lista e katër ushqimeve që ju bëjnë më të shëndoshë se sa mendoni:

Doja ta provoja se ishte e gabuar, tha Rachael. Ajo nxori jashtë pijet e gazuara dhe ushqim jo të shëndetshëm dhe ushtronte çdo ditë. ‘Unë rashë në dashuri me ushtrimet’, përfundoi bodybuilderja.

Pijet e gazuara

Edhe pse në kënaçe shkruan që ka zero kalori nuk do të thotë që ajo pije është e mirë për mu dhe që është mirë ta pini derisa jeni në dietë. Lëngjet me ëmbëltues artificialë edhe pse reklamohen si zëvendësim i shëndetshëm i pijeve me sheqer, në të vërtetë mund të shkaktojnë kaos të vërtetë në organizëm. Një rregulle e dietës është edhe ajo që kur dëshironi të hani diç të ëmbël, më parë pini një gotë ujë, prisni disa minuta dhe vetëm atëherë hani diçka të ëmbël.

Ushqimi i fërguar

Rrallëkush mund të thotë që patatet e fërguara nuk janë të shijshme dhe kjo nuk do të thotë që ju mundeni herë pas here ta qerasni veten me një porcion ushqimi të fërguar. Është konstatuar shkencërisht që thartirat e ngopura yndyrore mund të rrisin rreziku nga zhvillimi i diabetit, obezitetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Margarina

Mos lejoni që t’ju tradhtojë ajo që margarina është me bazë bimore – fjala është për yndyrën e hidrogjenizuar bimore, të njohur si “vdekje për gjithë organizmin”. E vetmja arsye që njerëzit përdorin margarinën në vend të gjalpit është çmimi i saj, sepse është shumëfish më e lirë, mirëpo do të ishte shumë më mirë që thjeshtë të hani më pak, por të jetë ushqim më cilësor.

Salsiçet

Përveç që janë bërë nga mbetjet e mishit, salsiçet dhe produktet e tjera të mishit përmbajnë shumë kripë që mban ujin e tepërt në trup. Nëse doni të ushqeheni shëndetshëm, harroni salsiçet, pashtetat dhe sallamet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat