Kështu mund ta ngrini qumështin në mënyrë të shëndetshme

Ushqime

Kështu mund ta ngrini qumështin në mënyrë të shëndetshme

Më: 11 janar 2021 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Ushqimi themelor për të cilin ka nevojë çdo familje është qumështi, i cili lidhet me një numër dyshimesh si p.sh. çfarë arome ka qumështi në të vërtetë dhe nëse ka erë të mirë ndonjëherë

Sidoqoftë, dilema që mbizotëron është pothuajse gjithmonë se a mund ta ngrijmë qumështin dhe ta konsumojmë më vonë?

Ndonjëherë ndodh që ta teprojmë me blerjen e qumështit, kështu që do të jetë ideale ta ngrijmë atë. Mirëpo, a mund ta bëjnë këtë në mënyrë të sigurt?

Gjykuar sipas konkluzioneve Dairy Council of Northern Ireland (DCNI), është e mundshme, por nevojiten masa të caktuara kujdesi, transmeton Telegrafi.

Është shumë me rëndësi të mbani në mend që qumështi mund të ngrihet vetëm nëse është ende brenda afatit të përdorimit.

Në qoftë se e keni hapur ambalazhin e qumështit dhe kanë kaluar disa ditë, mos e ngrini.

Qumështi nuk bën të ngrihet në shishe, sepse qumështi zgjerohet dhe shishja mund të pëlcasë. Ndërkaq, qumështi kur është i ngrirë, ndryshon ngjyrën në të verdhë, andaj mos u frikësoni dhe mos e hidhni gjithë shishen.

Po ashtu, qumështi shumë i yndyrshëm nuk do të ngrihet mirë, sepse ka sasi më të lartë yndyre, ndërkaq yndyra kërkon temperaturë më të ulët seç mund të arrijnë frigoriferët tipikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat