Ekziston një epidemi që përkeqëson koronavirusin dhe kjo është ajo që hamë

Ushqime

Ekziston një epidemi që përkeqëson koronavirusin dhe kjo është ajo që hamë

Nga: Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP Më: 21 janar 2021 Në ora: 00:31
Ilustrim

Ekziston një epidemi që përkeqëson koronavirusin dhe kjo është ajo që hamë: ushqim me cilësi të dobët.

Në vitet e fundit, ne kemi ngrënë ushqim me aq shumë sheqer dhe aq shumë vaj vegjetal sa nuk qe vërtet ushqim.

Na sëmuri.

Pra, ne përfundojmë me presion të lartë të gjakut, me mbipesha, me diabet endemik, ose prediabet shumë të lartë, për shkak të mënyrës se si ushqehemi. Dhe kësaj i shtohet një virus.

Kur vuani nga sindroma metabolike, ajo shkakton inflamacion kronik. Nëse tashmë jeni në gjendje të inflamacionit kronik, nuk mund të mobilizoni mbrojtjet që ju duhen vërtet kundër virusit.

Cfare permbledh sindroma metabolike?

Sindromë metabolike eshte nëse keni tre ose më shumë nga këto karakteristika ose nëse merrni ilaçe për t’i kontrolluar ato:

* Një perimeter të madh te belit

* Nivele të larta të triglicerideve

* Lipoproteina me dendësi të ulet (HDL) ose kolesterol “i mirë”

* Presion të lartë të gjakut

* Nivel i larte i sheqerit esell.

Nëse virusi bie në një trup që nuk është në gjendjen më të mirë, sëmuremi rëndë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat