Nëse nuk e dini, këto 5 ushqime mund t’ju shkaktojnë akne

Ushqime

Nëse nuk e dini, këto 5 ushqime mund t’ju shkaktojnë akne

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Aknet lidhen fuqimisht me ngrënien e një diete të pasur me kalori, yndyrë dhe karbohidrate të rafinuar.

Aknet janë një gjendje e zakonshme e lëkurës që prek gati 10 përqind të popullatës. Shumë faktorë kontribuojnë në krijimin e puçrrave, duke përfshirë prodhimin ne sebumit dhe keratinës, bakteret që shkaktojnë puçrra, hormonet, poret e bllokuara dhe inflamacionin.

Ushqimet e pasura me karbohidrate

Buka, biskotat, drithërat apo ëmbëlsirat e bëra me miell të bardhë, orizi dhe ëmbëlsuesit. Ngrënia e shumë karbohidrateve të rafinuar mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak dhe insulinës dhe të kontribuojë në zhvillimin e akneve.

Një studim tregoi se njerëzit që konsumonin shpesh sheqerna të shtuara kishin një rrezik 30 përqind më të madh të shfaqjes së akneve, ndërsa ata që hanin rregullisht ëmbëlsira kishin një rrezik 20 përqind më të madh.

Produktet e qumështit

Disa studime zbuluan se të rriturit që konsumonin rregullisht qumësht ose akullore kishin katër herë më shumë gjasa të vuanin nga aknet. Konsumimi i shpeshtë i produkteve të qumështit është i lidhur me rritjen e ashpërsisë së puçrrave, por është e pasigurt nëse ekziston një lidhje shkak-pasojë.

Ushqimi i shpejtë

Aknet lidhen fuqimisht me ngrënien e një diete të pasur me kalori, yndyrë dhe karbohidrate të rafinuar. Ushqimet e tilla si hamburgerët, nuggets, hot dog, patatet e skuqura, pijet e gazuara dhe milkshakes, janë bazat e një diete tipike perëndimore dhe mund të rrisin rrezikun e puçrrave.

Ushqime të pasura me Omega-6

Dietat që përmbajnë sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-6 , si dieta tipike perëndimore, janë lidhur me rritjen e niveleve të inflamacionit dhe akneve.

Kjo për shkak se dietat perëndimore përmbajnë sasi të mëdha misri dhe vajra soje, të cilat janë të pasura me yndyrna omega-6, dhe pak ushqime që përmbajnë yndyrna omega-3, si peshku dhe arrat.

Çokollata

Një studim tregoi se ngrënia e çokollatës rrit reaktivitetin e sistemit imunitar ndaj baktereve që shkaktojnë puçrra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat