Pure patatesh me djathë

Ushqime

Pure patatesh me djathë

Më: 21 mars 2021 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Një pjatë e thjeshtë dimërore që mund të shoqërojë mishin ose peshkun! Përgatitet thjeshtë dhe nuk ka kosto! Nëse doni, mund ta eleminoni djathin.

Përbërësit për 4 persona:
4 patate mesatare
2 thelpinj hudhër
Pak gjalp
Pak vaj ulliri
Kripë, piper
Pak spec djegës
1 gotë qumësht (ose lëng mishi apo perimesh)
Djathë gorgonzola të butë

Përgatitja:
Zieni patatet deri sa të zbuten. Pastrojini nga lëkura dhe shtypini mirë në një tas. Hidhni të gjithë përbërësit e tjerë dhe përziejini mirë në mënyrë që të përftoni një masë kremi të trashë!

Rregulloni shijen me erëza, sipas dëshirës.
Në një enë të vogël, vendosni pak djathë gorgonzola me fare pak qumësht ose pana dhe shtojani puresë sipër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat