Petulla të shpejta

Ushqime

Petulla të shpejta

Më: 28 mars 2021 Në ora: 16:09
Petulla

Përbërësit për 4/5 persona:

500 g miell

450 ml ujë i vakët

25 g maja birre e freskët

1 lugë e vogël sheqer

një majë luge kripë

vaj kikiriku për t’i skuqur ose luledielli

Përgatitja:

1. Në një tas, tretim majanë e thërrmuar, sheqerin dhe 3-4 lugë ujë të vakët (e marrim nga sasia që kemi) për 2-3 minuta duke i përzier me lugë.

2. Në një tas të madh, hedhim miellin, kripën dhe majanë e tretur, bashkë me ujin që na ka mbetur. I përziejmë me forcë me lugë druri për 3-4 minuta, me lëvizje nga poshtë-lart, në mënyrë që brumi të marrë sa më shumë ajër. E mbulojmë tasin me plastmasë kuzhine dhe e lëmë brumin të dyfishojë vëllimin. Në kohë të ngrohtë, mjaftojnë 30-40 minuta, por në dimër, vëreni tasin në furrë, së cilës t’i ndizni vetëm dritën.

Pas kësaj kohe, i skuqim në tenxhere me shumë vaj, duke e hedhur brumin me lugë të vogël, të lagur më parë me vaj ose ujë.

Nuk pinë vaj fare dhe brenda janë gjithë vrima.

Natyrisht, këto jane variant i shpejte por sa me pak maja te përdoret aq me mire është vetëm se duhet te zgjasim kohën që brumi duhet te fryhet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat