Fruti i “çuditshëm”, banania ngjyrë blu ka shijen e akullores së vaniljes

Ushqime

Fruti i “çuditshëm”, banania ngjyrë blu ka shijen e akullores së vaniljes

Më: 8 prill 2021 Në ora: 20:45
Banania ngjyrë blu

Bananet e kaltra me shije të akullores së vaniljes vijnë nga ishulli indonezian Java. Ato janë shumë të shijshme, rriten në temperatura nga zero deri në 44 gradë celsius.

Indonezianët prej vitesh e mbjellin këtë lloj banane, por ato janë pak të njohura jashtë shtetit, përveç Havait ku gjithashtu i përdorin në masë të madhe, Fixhi, Australi dhe Amerikën Qendrore.

Ngjyra e tyre nuk është karakteristika e tyre e vetme e pazakontë. Shija është më e “fortë” sesa te bananet e zakonshme – ju kujton vaniljen, për këtë shpesh përdoren për prodhimin e akullores natyrore.

E pikërisht për këtë në Havai e quajnë banane akullore. Ngjyra e kësaj banane ndryshon nga e kaltra në të gjelbër e deri në të verdhë.

Çuditërisht kjo banane është shumë rezistente dhe mund të rritet në temperatura nga zero në 44 gradë, megjithëse kushtet e saj ideale janë tropikale, rreth 40 gradë.

Image
Banania ngjyrë blu
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat