Kompot nga ftonjët

Ushqime

Kompot nga ftonjët

Më: 30 prill 2021 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT:

1 kg. ftonjë, 400 gr sheqer, lëngu i 1 limonit.

Ftonjët pastrohen dhe priten në katrorë me thikë të dhëmbëzuar ose të thjeshtë. Nga sheqeri dhe ¾ l. ujë, zihet shurupi 15 min. në zjarr të ulët. Shtohet limoni, nëse ftonjët nuk janë mjaft të thart.

Hidhen ftonjët që të zihen 10 min. Mbushen kavanozët e sterilizuar me ftonjë të kulluar, mbi të cilët hidhet shurupi i nxehtë një gisht nën gryk. Kavanozët mbyllen me kapak dhe vlohen në tenxh. me ujë të nxehtë afro 10 min.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat