Tri ushqimet që përmbajnë më shumë kalcium se qumështi

Ushqime

Tri ushqimet që përmbajnë më shumë kalcium se qumështi

Më: 8 maj 2021 Në ora: 17:08
Ilustrim

Kalciumi është minerali që gjendet me bollëk në trup, si përbërës i kockave dhe dhëmbëve, ndërsa në të njëjtën kohë është shumë i rëndësishëm për funksionimin e zemrës, muskujve dhe trurit.

Shumica prej nesh e dinë që në produktet e qumështit ka shumë kalcium, por në këto ushqime gjendet akoma më shumë.

Salmon

Një pjesë e salmonit të freskët 180 gr siguron 340 mg kalcium. Peshku i shijshëm është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore të shëndetshme omega-3 dhe vitaminës D.

Tërshëra

Një filxhan tërshërë siguron 400 mg kalcium. Duke shijuar tërshërën për mëngjes në kombinim me një gotë qumësht, ju do të plotësoni nga vakti i parë i ditës 70% të nevojave të trupit tuaj për kalcium. Në të njëjtën kohë, falë sasisë së konsiderueshme të fibrave që përmban, tërshëra do ta mbajë urinë larg për shumë orë.

Sardelet

Një racion prej vetëm 90 gramësh siguron 370 mg kalcium.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat