Të shpejta dhe të shijshme, ja si të përgatisni qoftet me patate dhe pancetë

Ushqime

Të shpejta dhe të shijshme, ja si të përgatisni qoftet me patate dhe pancetë

Më: 21 maj 2021 Në ora: 21:06
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT: 

1,5 kg patate, 1 qepë e madhe ose 2 të vogla, 200 g pancetë, 2 vezë, majdanoz, piper, bukë e thekur (njohur ndryshe edhe si peksimadhe ose galetë).

PËRGATITJA:

Ziejmë patatet dhe i shtypim kur janë ende të ngrohta.
Njëkohësisht kaurdisni pancetën dhe qepën sa të bëhen krokante, veç e veç ose bashkë dhe i shtoni te patatet. Gjithashtu shtoni pak majdanoz, piper të zi, 2 lugë peksimadhe dhe vezët e rrahura. Formoni brumin dhe jepuni formë sipas dëshirës. Më pas kalojini në galetë dhe  skuqini në vaj të nxehtë ose vendosini në tavë me letër furre. Piqini me 250 gradë për 25- 30 minuta.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat