Reçel ftoi

Ushqime

Reçel ftoi

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT:

1 kg ftonj të shëndoshë, 1 ¼ kg sheqer, 2 gota çaji ujë, 1 lugë çaji limontoz, disa feta limoni.

Vlohet shurupi me sheqer dhe ujë. Shtohen limontoz dhe feta limoni. Ndërkohë, ftonjtë qërohen, futen në ujë me pak limontoz, pastaj kalohen në rende dhe hidhen në shurupin e vluar.

Reçeli zihet gjysmë ore. Kohë pas kohe, largohet shkuma e cila krijohet mbi sipërfaqe. Mbulohet me pecetë të lagur dhe, pas 12 orësh, mbushen kavanozat e larë dhe të fshirë mirë. Vendoset në vend të freskët. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat