Çfarë duhet të dini për bizelet?

Ushqime

Çfarë duhet të dini për bizelet?

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Bizelet përmbajnë sasi të madhe të vitaminave të grupit B, por edhe vitaminë A e C. Problemi është se këto vitamina mund të largohen me një zierje të tejzgjatur, prandaj duhet të bëni kujdes me gatimin. Mes mineraleve që gjenden te bizelja, ai me sasinë më të madhe është kaliumi (shumë i nevojshëm për të riekuilibruar diurezën, sidomos te kardiopatikët), i ndjekur më pas nga fosfori, magnezi, kalciumi, hekuri, seleni dhe zinku.

Dy mineralet e fundi janë antioksidantë shumë të fuqishëm. Përqendrimi i lartë i ujit që gjendet te bizelja pakësohet gradualisht me rritjen dhe zhvillimin e bimës dhe vendin e tij e zënë karbohidratet, rreth 12 gramë çdo 100 gramë bizele të pastruara nga mbështjellësja. Sasia e fibrave është 4-6%. Edhe vlera proteinike është goxha e lartë (6 g për kile). Për këtë arsye bizelet, e kombinuara me karbohidrate (oriz, ose makarona) janë zëvendësuesit më të mirë të mishit.

Me një pasuri të tillë prej përbërësve të shëndetshëm, vlen të thuhet se bizelet janë zëvendësues shumë të mirë. Po ashtu janë një ushqim shumë i rëndësishëm për të forcuar mbrojtjen natyrore të organizmit, duke nxitur diurezën, funksionimin e duhur intestinal dhe duke riekuilibruar punën e zemrës.

Si kurë: konsumoni 100 g bizele në ditë: Bizelet ndihmojnë që të mbajnë në formë të mirë aparatin kardiovaskular duke kontrolluar nivelet e kolesterolit LDL (atij të “keq”) që qarkullon në gjak. Të konsumosh çdo ditë për të paktën 3 javë 80-140 gramë bizele mund të ulni kolesterolin e keq LDL 8 mg/dl.

Dihet që sasitë e larta të kolesterolit mund të shkaktojnë formimin e depozitave të yndyrës në enët e gjakut. Kjo gjë ngadalëson kalimin e gjakut dhe të oksigjenit drejt organeve të organeve të ndryshme, përfshi këtu edhe trurin. Përfitimet shëndetësore që kemi nga bizelet:

– Konsumimi i tyre këshillohet në dietat për humbjen e kileve të tepërta

. Bizelet kanë pak kalori dhe zero kolesterol dhe janë të pasura në përbërës ushqyes, proteina dhe fibra, ndihmojnë në humbjen e peshës. Fibrat tek bizelet bëjnë që të kemi ndjesinë e ngopjes për një kohë më gjatë.

– Për sistemin digjestiv: Bizelet ndihmojnë tretjen dhe përmirësojnë nivelin e metabolizmit. Dieta e shëndetshme dhe e pasur në fibra pastron traktin digjestiv nga toksinat, përmirëson shëndetin e zorrëve, trajton kapsllëkun dhe ul rrezikun për sëmundje gastrointestinale dhe kancerin e zorrën së trashë.

– Kundër kancerit në stomak: Bizelet përmbajnë sasi të lartë antioksidantësh dhe kanë përbërës anti-inflamatorë si dhe polifenolin coumestrol, që ul riskun e kancerit në stomak.

– Për kocka më të forta: Vitamina K1, është një vitaminë shumë e rëndësishme pasi aktivizon proteinat në kockë, duke kontribuar në shëndetin e tyre duke ruajtur nivelet e kalciumit po ashtu duke ndihmuar organizmin të përthithë kalciumin. Vitaminat si B1, B6 dhe acidi folik ndihmojnë në parandalimin e osteoporozës dhe artritit.

– Për shëndetin e zemrës: Niacina ndihmon në reduktimin e prodhimit të triglicerideve dhe të kolesterolit të keq, duke ngritur kolesterolin e mirë. Antioksidantët si A, C, dhe E mbëeshtesin enët e gjakut dhe qelizat. Vitaminat B1 dhe folatet, B2, B3, dhe B6 mbështesin shëndetin e nervave. Luteina dhe vitamina K reduktojnë stresin dhe ulin riskun për sëmundje zemre, dhe arteriosklerozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat