Puding me arra

Ushqime

Puding me arra

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT: 4 gota qumësht 1/2 gotë sheqer (më pak ose më shumë sipas shijes, max 1 gotë sheqer), 3 lugë gjelle niseshte (ose 1/4 gotë), pak kripë, 1 lugë çaji vanilje, 1 lugë gjelle gjalpë, 2 grushta arra, 100 g kadaif i pjekur dhe lëkura e një portokalli.

PËRGATITJA: Procesi është shumë i thjeshtë. Përziejmë të gjithë përbërësit e pudingut dhe në zjarr mesatar i trazojmë deri sa masa të trashet. Unë shtoj lëkurën e një portokalli sepse më pëlqen aroma që lëshon. Pasi masa eshte trashur shtojmë gjalpin dhe e trazojmë.

Hedhim masën në një formë. Shtojmë kadaifin e arrat. Sigurohemi të jenë zhytur brenda në puding.

E lëmë të ftohet për disa orë dhe më pas e kthejmë formën. Nëse e provoni, ju bëftë mirë. ❤

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat