Sardele me erëza

Ushqime

Sardele me erëza

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Sardelet konsiderohen si peshku më i sigurt për konsum. Janë të pasura me omega3 dhe nuk përmbajnë mërkur.
I bëjmë një nder shumë të madh vetes nëse i përfshijmë në dietën tonë.

Një mënyrë pragtitjeje është kjo që po ndaj sot këtu.

Përbërësit:
Afërsisht 600-700 gr sardele
2 thelpinj hudhër të shtypur
Lëngun e 1 limoni (afërsisht 2lgj)
2 lç mustardë
1 lgj rigon
3 lgj vaj ulliri
Kripë dhe piper
1/2 lç piper i kuq
Pak majdanoz për ta shërbyer

Pregatitja:
1. Pastrojmë sardelet (pjesa që kam më shumë bezdi, por ia vlen çdo sakrificë)
2. Bashkojmë të gjithë përbërësit në një tas (përveç majdanozit)
3. Sardelet i shtojmë në tasin me erëza dhe me dorë mundohemi që t'i përhamin ngado nëpër sardele
4. I shtrojmë në një tavë të spërkatur me pak vaj ulliri dhe i pjekim në temperaturë 220⁰C për afërsisht 17 minuta. Nëse sardelet janë të mëdha mund të duan edhe disa minuta më tepër.
5. Para se të shërbehen hedhim sipër pak majdanoz të freskët të prerë hollë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat