Tortë ylli

Ushqime

Tortë ylli

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 16:21
Foto Ilustrim

PËRBËRËSIT:

• 8 vezë, • 8 lugë sheqer, • 4 lugë miell, • 12 lugë lajthi të bluara, • 1 lugë kanellë, • lëvorja dhe lëngu i 1 limonit, • 200 gr. sheqer pluhur, • 1 e bardhë veze, • 2 lugë konjak, • zhele bonbone.

Tunden të bardhat e vezëve gjersa të shkumojnë. Shtohet sheqeri dhe masa tundet gjersa të krijohet një shkumë e qëndrueshme. Shtohen të verdhat e vezëve duke i tundur edhe më tej së bashku. Hidhet gradualisht mielli i përzier me lajthi të bluara, lëvore e lëng limoni dhe kanellë. Përzihet me lugë që të mos bjer shkuma. Derdhet në tepsi me formë ylli të lyer me yndyrë dhe të përmillur. Në mungesë të formës, hidhet në kallëp për tortë.

Piqet në furrë të nxehtë me temp. 160 gradë C për një orë. Ftohet në rrjet pastiçerie. Nëse nuk është pjekur në enë me formë, pritet në formë ylli me ndihmë të modelit të prerë nga letra. Lyhet me glazurë të përgaditur nga e bardha e vezës e tundur me sheqer pluhur dhe konjak. Me masën e bardhë lyhet mbi dhe anash. Anash hidhen lajthi të grimcuara, pastaj futet në furrë të vakët për 5 min. në mënyrë që glazura të forcohet. Zbukurohet me zhele bonbone.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat