Kek me Milka

Ushqime

Kek me Milka

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Përbërësit:

4 vezë, 1 gotë sheqer, 1 gotë kos, 1/2 gotë me vaj, 3 gota miell, 1/2 lugë çaji me sodē dhe vanilje.

Përgatitja:

Rrahim vezët me sheqerin dhe vaniljen, shtojmë kosin edhe vajin. Miellin e përziejmë me sodën dhe e shtojmë te lëngjet. E përziejmë mirë edhe e vendosim në tavë të lyer me gjalpë edhe miell. Shtojmë 2-3 lugë Philadelphia edhe i përziejmë me shkop. E pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 40 minuta. E kthejmë në pjatë edhe presim të ftohet, shtojmë sipër prapë Philadelphia me Milka edhe fruta pylli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat