Kunguj me peshk ton

Ushqime

Kunguj me peshk ton

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Përbërësit: 

3-4 kunguj jeshilë, 1 konservë peshk ton, 3-4 domate qershi, një dorë ullinj të copëtuar dhe pa bërthamë, 1 dorë caperi të shpëlarë dhe të tharë, 1 qepë e vogël e prerë imët, lëkura e 1 limoni, vaj ulliri, kripë, piper, rigon dhe pak djathë Parmigiano.

Përgatitja:

Kungujt i lajmë dhe i presim në mes. Me ndihmën e një luge gërryejmë pjesën e brendshme dhe e mbajmë për më pas  I spërkasim kungujt me pak vaj ulliri, kripë dhe piper e i pjekim në furrë të parangrohur, në temperaturë 200⁰C për afërsisht 10 minuta. Pjesën e brendshme që kemi gërryer e bahakojmë me konservën e tonit, ullinjtë e copëtuar, qepën, caperin, domatet e prera në copëza, lëkurën e limonit Shtojmë kripën, piperin dhe rigonin. Shtojmë pak vaj ulliri dhe në fund djathë parmezan nëse preferohet. I përziejmë të gjitha bashkë. Këtë masë e përdorim për të mbushur kungujt e më pas i kthejmë në furrë. I pjekim edhe për 10-15 minuta të tjera e më pas i shërbejmë. Nëse e provoni, ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat