Role me reçel

Ushqime

Role me reçel

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Vetëm me pak përbërës, në pak hapa dhe në kohë fare të shkurtër, realizoni këtë copëz lumturie.

PËRBËRËSIT: 1 petë sfoljatë, 1 lugë gjelle kanellë, reçelin tuaj të preferuar (unë kisha me fruta pylli) dhe 1 grusht arra.

PËRGATITJA: Hapim petën dhe shtojmë reçelin. E spërkasim me kanellë. Shtojmë sipër arrat e copëtuara. Formojmë rolenë dhe më pas e presim në pjesë të barabarta. I shtrojmë në një tavë pjekie. Shtojmë disa fruta pylli sipër dhe i vendosim në furrë (opsionale). E pjekim në furrë të parangrohur.

Temp: 180⁰C
Koha: 20-25 minuta

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat