Kek me pjeshka

Ushqime

Kek me pjeshka

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Përbërësit për tavë për plumcake, 30 x 10 cm të gjatë ose me diametër 24 cm:

260 g miell
180 g sheqer
120 g gjalpë i tretur, i vakët
3 vezë
1 bustinë sodë për ëmbëlsira
1 bustinë vanilje
5 pjeshka

Përgatitja: Ndezim furrën në temperaturën 180° C.

1. Presim pjeshkat në copa.
2. Rrahim vezët me sheqerin me rrahësen elektrike për 5 minuta. Shtojmë miellin dhe sodën me sitë dhe i përziejmë me kujdes me spatul, shtojmë gjalpin dhe pjeshkat.
3. Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell dhe e pjekim për 35/40 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat