Ushqimet që ndihmojnë kur vuani nga depresioni

Ushqime

Ushqimet që ndihmojnë kur vuani nga depresioni

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Konsiderohen si sëmundjet e padukshme dhe si rëndesa të vogla psikologjike me efekte anësore të ndryshme.

Depresioni, ankthi apo ataket e panikut mund të prekin këdo dhe mund të kthehen në një problem shumë shqetësues.

Si shumë sëmundje të tjera edhe këto shpesh janë pasoja të një stili jo të shëndetshëm e të rënduar jetese.

Duke qenë se ushqimi është një nga pikat më të dobëta ose të forta të organizmit, kurat më të mirat fillojnë po nga aty.

Për të lehtësuar stresin e madh dhe për të qenë më të fuqishëm, ndiqni këshillat e shpjeguara hap pas hapi si më poshtë.

Frutat dhe perimet
Që frutat dhe perimet janë një ndihmesë e madhe për organizmin, ky nuk është një lajm i ri.

Janë një paketë e plotë dhe e fuqishme shëndeti, ndaj duhen përdorur në çdo rast.

Kundër sëmundjes së depresionit ato luajnë një rol shumë të rëndësishëm, pasi dhurojnë një sërë vitaminash ndihmuese për trupin.

Ekspertët rekomandojnë të konsumoni te paktën dy prej secilës çdo ditë dhe rritja e mirëqenies se organizmit dhe trurit do të jetë me 11%.

Ushqimet me Selen
Selen apo selenium është një mineral që funksionin si një antioksidant për trupin duke larguar qelizat e këqija.

Shumë studime tregojnë për lidhjen që antioksidantët dhe funksioni i mirë i trurit kanë.

Në një ditë një njeri duhet të marrë 200 mg selen, në mënyrë që qarkullimi i gjakut të jetë më i mirë dhe trupi më i çliruar.

Edhe nëse nuk e merrni dot të gjithë këtë sasi seleni, ekspertët rekomandojnë që të merrni të paktën 55 gramë në ditë.

Një racion me oriz kaf, bishtajorë, mish i kuq, bulmet pa yndyrë, apo një grusht arrorë ju ndihmojnë të merrni 70 mg selen.

Ushqime me vitaminë B12
Vitamina B12 ndihmon me çrregullimet e sistemit nervor si dhe të luhatjeve të vazhdueshme të humorit.

Mund ta gjeni në ushqimet që konsumoni çdo ditë siç është mishi i pulës, vezët, qumështi, bulmeti apo peshku.

Merrni shumë vitaminë D
Vitaminën D mund ta merrni shumë lehtë direkt nga dielli dhe do të ndiheni më mirë.

Ekspertët shpjegojnë se është thelbësore që të dilni nga shtëpia gjatë ditës, të qëndroni në ajër të pastër dhe nën rrezet e para të diellit.

Gjithashtu mund ta përfitoni fare lehtë nga ushqimet duke nisur me vezën, djathin, peshkun, dhe mishin e kuq si ushqimet më të pasura.

Çokollata
Ka shumë studime që tregojnë se një sasi e vogël çokollate ndihmon në përmirësimin e shëndetit mendor.

Çokollata e zezë çliron nivele të endorfinës në tru duke qetësuar kështu organizmin dhe mendjen.

Konsumoni dy katrorë të vegjël me çokollatë të zezë çdo darkë, në mënyrë që të qetësoheni.

Kini gjithnjë parasysh të merrni kujdesin e duhur mjekësor gjatë këtyre periudhave të vështira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat