Fasule pllaqi

Ushqime

Fasule pllaqi

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Përbërësit: 

▪︎500 gr fasule të mëdha ▪︎2 qepë të thata ▪︎spinaq ▪︎djathë të bardhë ▪︎majdanoz ▪︎vaj ulliri ▪︎1 thelb hudhër ▪︎piper i kuq ▪︎fara speci djegës

Përgatitja:

 Në fillim kemi zier fasulet duke i shtuar një qepë të ndarë në katërsh. I lëmë të ziejnë plotësisht. Më pas kemi shtuar në tigan vaj ulliri, qepën dhe e skuqim lehtë, hudhrën, spinaqin, majdanozin dhe erëzat.
Vendosim në tavë fasulet dhe spinaqin që përgatitëm, copa djathi dhe spërkasim me piper të kuq dhe të zi, vaj ulliri dhe e lëmë të piqet në furrë sa të trashet lëngu mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat