Ekspertët tregojnë se si mund të hani makarona dhe të mos shtoni peshë

Ushqime

Ekspertët tregojnë se si mund të hani makarona dhe të mos shtoni peshë

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Makaronat janë ndër të parët prej ushqimeve që hiqen nga lista, kur bëhet fjalë për humbje peshe.

Si një ushqim me karbohidrate të larta, konsiderohet se ndikon në shtim të peshës.

Dietologia me qendër në Australi, Susie Burrell shpjegoi pse makaronat shihen si ushqim i lidhur me shtimin në peshë.

“Makaronat janë relativisht të pakomplikuara nga ana ushqyese. Përbëhen kryesisht nga karbohidratet dhe disa proteina që vijnë nga baza e grurit”, tha ajo.

Susie shpjegoi se problemi në shtimin e peshës nuk janë makaronat, por mënyra se si i hamë, porcione të mëdha dhe salca të rënda, shkruan The Sun.

Ajo tregon disa mënyra se si mund të humbni peshë edhe pa i eliminuar makaronat.

Susie tha se një racion me makarona integrale përmban pak më pak karbohidrate sesa makaronat e zakonshme së bashku me 16 gram fibra masive për racion krahasuar me pothuajse asnjë fibër në makaronat e zakonshme të grurit.

Makarona me pak karbohidrate janë një tjetër zgjidhje sipas dietologes. Këtë lloj të makaronave mund t’a hani pa u shqetësuar se do të shtoni peshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat