Kifle me djath

Ushqime

Kifle me djath

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT:

600 gr. Miell,

4 vezë,

1 lugë e vogël sheqer

150 gr. Gjalpë

1 katrorkë madhësie maja e freskët,

2 dcl qumësht,

1 lugë e vogël kripë,

200 gr. djath i fortë.

Maja ulet me pak qumësht, 1 lugë e vogël sheqer dhe pak miell. Përzihet mirë dhe qëndron në vend të ngrohtë gjersa të vijë. 3 vezë dhe një e verdhë veze tunden. Shtohet qumështi i vakët, kripa, maja e ardhur dhe mielli. Pasi përzihet mirë dhe ngjeshet, brumi ndahet në 6 pjesë. Pesë petët hapen, lyhen me gjalpë të shkrirë dhe vehen njëra mbi tjetrën, kurse mbi petën e gjashtë hidhet djathi i kaluar në rende ose i troshitur.

Pëtët e hapura mbështillen në role, priten në pjesë trashësie 1, 5- 2 cm. dhe palosen në tepsi të lyer me yndyrë të larguara njëra nga tjetra, në mënyrë që ato të piqen njëlloj nga të gjitha anët.

Pasi të vijë brumi 45 min. lyhen me të bardhë veze dhe tepsia futet në furrë të nxehtë me temperaturë 180 gradë C për t’u pjekur afro 30 min.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat