Tavë turke

Ushqime

Tavë turke

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

E quaj këtë tavë turke pasi kështu i ngeli emri që me gjyshen time kur ajo e gatuante. Këtë tavë gjyshja ime e mësoi në Turqi dhe kur na e bënte në Shqipëri ne nuk dinim si ta quanim kur Ia kërkonim të na e gatuante dhe i thonim “ Na gatuaj tavë turke “. Aroma që e lëshon gjatë pjekjes është fantastike.

Përbërësit:

5-6 kokrra patate të mëdha ⠀
6 qofte ⠀
3 speca jeshilë
3 domate ⠀
2 thelpinj hudhër ⠀
vaj ulliri⠀
rigon ⠀
kripë⠀
piper ⠀
majdanoz ⠀

Përgatitja:

Patatet, specat dhe domatet i lajmë, i pastrojmë dhe i presim të gjitha ne formë për së gjati dhe të holla. Brumin e qofteve unë e bëj gjithmonë në darkë dhe e lë gjithë natën në frigorifer sepse koha i ndihmon erëzat të lidhen më mirë me njera-tjetrën.

Por nëse nuk keni patur kohë mund ta gatuani dhe me qofte të blera në dyqan. I vendosim perimet në tavë, shtojmë të gjitha erëzat e përmenduara më sipër dhe sipër vendosim qoftet. Nëse e shihni që gjatë pjekjes në furrë qoftet po bëhen më shpejt i vendosni mes patateve dhe nga fundi i nxirrni në sipërfaqe. Pjekja në 200 C. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat