Tatli e mbështjellur me arra dhe kadaif

Ushqime

Tatli e mbështjellur me arra dhe kadaif

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Kjo tatli me arra dhe kadaif është një ëmbëlsirë që do të ju mahnitë me shijen që ka, e lehtë për t’u përgatitur dhe shumë e shijshme. Fat i mirë për ata që do ta provojnë.

Për sherbetin:

3 gota të ujit sheqer (mesatare)

3 gota ujë

1 copë e hollë limoni

Përgatitja e sherbetit:

Fillimisht përgatitim sherbetin, marrim një tenxhere dhe në të shtojmë 3 gota të ujit sheqer, 3 gota ujë dhe një copë të hollë limoni. E vendosim tenxheren në zjarr në temperaturë mesatare dhe e përziejmë derisa të tretet mirë sheqeri, duke e lënë që të vlojë për 15 minuta dhe pasi të vlojë e largojmë nga zjarri.

Përbërësit për brumin:

125gr gjalpë (margarinë)

gjysmë gote të çajit sheqer pluhur

2 vezë

2.5 lugë gjelle bollgur (2 lugë e gjysmë)

1 pako pluhur për pjekje

1 pako sheqer vanilje

3 gota e gjysmë të ujit miell

gjysmë gote arra të grimcuara

gjysmë filxhani kadaif të pjekur

fëstëk

Përgatitja:

Në një enë kuzhine shtojmë gjalpin, sheqerin pluhur, vezët por jo komplet, një të verdhë veze e largojmë që ta përdorim në fund për lyerjen e ëmbëlsirave sipër. Këtë masë e përziejmë me duar dhe më pas tek kjo masë shtojmë bollgurin, pluhurin për pjekje, sheqer vaniljen.

Pastaj tek masa shtojmë miellin gradualisht, shtojmë së pari një gotë miell dhe e përziejmë masën me duar më pas shtojmë edhe një gotë tjetër, e përziejmë me duar dhe krejt në funde edhe një gotë e gjysmë miell. Masën e ngjeshim me duar derisa të formojmë një brumë të butë që nuk ngjitet për duar.

Pasi i kemi dhënë formën brumit e vendosim në tavolinë, e shtrijmë pak me duar dhe më pas tek brumit shtojmë arrat e grimcuara të përziera me kadaif të pjekur. E ngjeshim përsëri brumin me duar derisa të futen mirë në brumë arrat dhe kadaifi. Më pas bëjmë format ashtu siç e shikoni në foto dhe i vendosim në tepsi të lyer me gjalpë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat