Simite turke të buta

Ushqime

Simite turke të buta

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Përbërësit: 1 gotë qumësht i ngrohtë, 1 gotë ujë i ngrohtë, 1 gotë vaj, 2 vezë, 3 lugë sheqer pluhur, 1 lugë çaji kripë, 1 pako të vogël ose 1.5 lugë çaji maja, miell sipas nevojës (mund të shtoni 6 gota miell), djathë dhe kaçkavall për mbushje.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe në të shtojmë një gotë ujë të ngrohtë, një gotë qumësht i ngrohtë, një gotë vaj, dy të bardhat e vezës të cila i kemi ndarë paraprakish, 3 lugë sheqer pluhur apo sheqer normal që e përdorim zakonisht.

Më pas tek masa shtojmë 1 pako të vogël ose 1.5 lugë çaji maja, i përziejmë mirë të gjithë përbërësit me lugë ose tel kuzhine më pas ngadalë duke e përzier masën shtojmë miellin sipas nevojës ose mund të shtoni 6 gota miell.

Më pas duke e përzier brumin shtojmë 1 lugë çaji kripë të përzier me pak sheqer, (përafërsisht një lugë gjelle) dhe e përziejmë brumin mirë me lugë më pas e ngjeshim me duar deri sa të fitojmë një brumë të butë. Brumi e hedhim në tavolinë të përmiellur e ngjeshim mirë duke i dhënë një formë rrumbullake më pas e vendosim përsëri në enë dhe e mbulojmë sipër me qese kuzhine.

Më pas brumin e lëmë të qëndroj ashtu për 1 orë dhe e mbulojmë enën sipër edhe me një leckë kuzhine. Pasi të jetë brumi gati e marrim dhe formojmë kulaçe në madhësi pak më të mëdha se veza ashtu siç e shikoni në video. Kështu vazhdojmë me të gjithë brumin, nga kjo masë na dalin gjithsej 15 kulaçe.

Pastaj kulaçet i shtrijmë pak me duar dhe ju vendosim brenda nga një fetë të hollë djathë dhe kaçkavall, më pas i bëjmë në formë role siç e shikoni në video. Kështu vazhdojmë me të gjitha kulaçet me radhë, pasi të jenë gati i vendosim në tepsi në lyer me gjalpë ose letër kuzhine.

Para se ti piqni tepsinë mund ta vendosim në furrë pak të ngrohur dhe ti lini për 5 minuta që brumi të fryhet edhe për pak ose ti lini të qëndrojnë ashtu në temperaturë dhome. Më pas sipër i lyeni me të verdhat e vezës dhe ua bëni nga një vrimë ku më pas mund të vendosni copëza kaçkavalli.

Më pas simitet i fusni në furrë për pjekje dhe i piqni në temperaturë 200 gradë C për 18-20 minuta. Bëhen shumë të shijshme dhe shumë të buta. Ju bëfshin mirë!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat