Si të përgatisni kaçamak

Ushqime

Si të përgatisni kaçamak

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Në ka një gatim që të ndjell oreksin ai është kaçamaku.Ky ushqim është përgatitur në trevat shqiptare prej qindra shekujsh.

Në fillimet e kësaj recete të përhapur gjërësisht në të gjitha vendet e Ballkanit, kaçamaku servirej në kushtet e varfërisë. Por e mira e kaçamakut është që gjithnjë serviret kur familja është e mbledhur bashkë, ndaj konsiderohet si një ushqim i dashur i shtëpisë.

600 ml ujë
1 patate
100 g miell misri
100 g djathë kaçkavall
50 g gjalpë
1 degë sherebelë
Kripë sipas dëshirës

Vendosim ujin dhe pataten e prerë të ziejë derisa të zbutet plotësisht, shtojmë miellin e misrit dhe vazhdojmë e përziejmë derisa copat e patates të treten dhe mielli i misrit të ziejë, kjo me temperaturë të ulët sepse kërcejnë pika dhe digjeni. Shtojmë djathin dhe vazhdojmë e përziejmë derisa të tretet. Në tigan skuqim gjalpin dhe gjethet e sherebelës derisa të bëhen kërce. E vendosim në tas dhe hedhim gjalpin sipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat