Cheesecake

Ushqime

Cheesecake

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Cheesecake San Sebastian është një delikatesë që vjen nga Spanja (gjithashtu i njohur si ose qumështori bask i djegur) që karakterizohet nga një cipë e "djegur" që krijohet nga pjekja në temperaturë të lartë edhe pa banjëmari.
Kjo metodë e pjekjes karamelizon pjesën e sipërme duke e mbajtur brendësinë kremoze dhe të butë.

PËRBËRËSIT: 475 g Philadelphia, 300 ml pana, 100 g sheqer, 1 vanilje dr. Oetker, 5 vezë fshati të vogla dhe 1 lugë miell.

PËRGATITJA: Rrahim kremin e djathit me panan, shtojmë sheqerin edhe vaniljen. Shtojmë vezët një e nga një dhe në fund miellin. E vendosim të gjithë masën në tavë të thellë me letër furre sepse fryhet shumë gjatë pjekjes edhe bie pastaj. E pjekim në furrë e para ngrohur me 180 gradë për 50 minuta. Për ta shoqëruar unë i hodha salcë të ëmbël që bëra me rrushin me erë, pasi e zjeva edhe e shtypa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat