Byrek me kungull

Ushqime

Byrek me kungull

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Për brumin: 500 g miell, 1 gotë ujë, 2 lugë gjelle vaj dhe kripë.

Për mbushjen: 1 kg kungull, 3 kokrra vezë, 1 gotë qumësh, 100g gjalpë, kripë dhe sheqer.

Përgatitja: Zëmë brumin në një enë të thellë duke hedhur miellin, ujin, vajin dhe pak kripë. I rrahim me dorë deri sa të bëhet një masë jo shumë e qullët.

E ndajmë brumin në 8 topa dhe vazhdojmë të hapim petët. Përgatisim
edhe kungullin duke e grirë në rende, e vëmë në një tas dhe i hedhim qumështin dhe vezët dhe i përziejmë mirë. Marrim një tepsi mesatare dhe e lyejmë me gjalpë. Shtrojmë 5 peta duke i spërkatur me pak gjalpë për çdo petë hedhim të gjithë kungullin në mes dhe shtrojmë petat e tjera. I vëmë gjalpë sipër dhe e vëmë të piqet në temperaturë 200-220 gradë për 25-30 minuta. E nxjerrim nga furra dhe e lëmë të mpikset pak pastaj e presim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat