Pulë e mbushur me geshtenja dhe mollë

Ushqime

Pulë e mbushur me geshtenja dhe mollë

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT:

1 pulë, të brendshmet e pulës, 2 mollë jeshile, 300 g gështenja të pjekura, 1 qepë e kuqe, 1 fetë bukë e plotë, 1 lugë sheqer kallami, 1 filxhan qumësht, kripë, piper, kanellë, pimento ose all spice dhe 2 lugë gjalpë.

PËRGATITJA:

Kaurdisni qepën me sheqerin e kallamit, shtoni të brendshmet e prera në copa të vogla, mollët edhe pasi këto të fundit të ulin volumin shtoni erëzat. Bashkoni te qepa gështenjat e pjekura dhe të copëtuara si edhe bukën e grimcuar. Shtoni qumështin që masa të lidhet edhe mbushni pulën te pjesa e barkut edhe e gushës. E lyeni me gjalpë edhe e vendosni në tenxhere me kapak pasi të shtoni edhe 1 gotë ujë, pjekja për 1 orë e 30 minuta me 180 gradë pasi pula ishte 1 kg e 200 g. Hiqeni kapakun edhe  jepini një faqe dhe ngjyrë të bukur pjekje të gjithë sipërfaqes. E lini të ftohet pak, pritecni në copa edhe shërbejeni me mbushjen. JU BËFTË MIRË!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat