Kek me mollë dhe arra

Ushqime

Kek me mollë dhe arra

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Përbërësit: 

3 mollë të vogla, 2 vezë, 2 lugë gjelle sheqer (te zakonshëm,kaf, ose ëmbelësues tjetër sipas dëshirës),  1/2 filxhan çaji gjalpë i shkrirë (120 g), 1/3 filxhan çaji pure molle ose pure bananesh (100 g), 1 filxhan çaji miell (150 g), pluhur për pjekje, 1 lugë çaji kanellë ose lëkurë portokalli, 1 filxhan çaji me arra të shtypura dhe pak kripë.

Përgatitja:

 Rrahim vezët me 2 lugë gjelle sheqer dhe më pas shtojmë gjalpin e shkrirë dhe purenë e mollës. Bashkojmë miellin me pluhurin e pjekjes, kanellën, kripën dhe i bashkojmë me masën e lëngshme. Shtojmë lëkurën e portokallit, arrat dhe mollët të wëruara dhr të prera në kubikë. Masën e pjekim në furrë të parangrihur në temperaturë 180⁰C për afërsisht 40-45 minuta (sa të marrë ngjyrë të artë sipër). Nëse e provoni, ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat