Simite me susam

Ushqime

Simite me susam

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Përbërësit

600 gr miell

100 ml qumësht

200 ml ujë

20 gr gjalpë

20 gr maja buke

1 luge kripë

1 luge sheqer

per zbukurim fara susami

1 të bardha të vesë

Përgaditja:

Në një tas të thellë vendosim miellin, shtojmë ujin e ngrohtë dhe qumështin e ngrohtë në të cilin kemi tretur majane e bukës. Me duar e punojmë brumin disa herë derisa të homogjenizohet dhe pas kësaj shtojmë kripën, sheqerin dhe gjalpin. E punojmë sërisht për rreth 2 minuta dhe formojmë me të një sferë të madhë të cilën e lemë në ambientë të ngrohtë të dyfishojë vëllimin e saj (nevojitet rreth 1 orë).

Pasi ka kaluar kjo kohë, brumin e ndajmë në 6 pjesë dhe me to formojmë sfera të tjera të vogla të cilat i vendosim në tavën e shtruar me letër furre në distancë të barabartë nga njëra tjetra. Me ndihmën e një thike formojmë një kryq (+) në sipërfaqen e tyre i cili do të lehtësojë fryrjen. I lëmë përsëri të vijnë për 1 orë si më sipër.

Në një enë të vogël rrahim të bardhën e vezës me të cilën lyejmë sipër simitet dhe i zbukurojmë me fara susami. I vendosim në furrë të parangrohur në 180°C për 20 minuta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat