Salmon me salcë fruta pylli

Ushqime

Salmon me salcë fruta pylli

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Unë nuk jam shumë e dhënë pas salmonit, sepse më pëlqejnë sardelet më shumë, por kjo recetë ia vlente vërtet sepse origjinën e ka nga Norvegjia edhe kush më mirë se ata mund ta gatuajnë salmonin.

PËRBËRËSIT: 1 bisht salmoni filetë e pastruar nga lëkura, 1 lugë sheqer kallami, 1 lugë kripë, 200 g mjedra, 50 g boronica, 1 lugë mjaltë, 1 lugë çaji mustardë me kokrra dhe 50 g gjalpë.

PËRGATITJA: Bashkoni kripën edhe sheqerin, lyeni salmonin duke e masazhuar me duar. E lini në frigorifer për gati 1 orë. E fshini me pecetë kuzhine.

Në tas përzieni mjaltin, mustardën dhe gjalpin e tretur. Shtoni frutat e pyllit edhe të gjithë masën e vendosini mbi salmon. Shtroni letër furre në tavën katrore dhe vendosni salmonin bashke me patatet e ziera më parë. Është shumë praktike për pjekje sidomos edhe me kombinime. Në furrë të parangrohur me 180 gradë për 25 minuta. Ndërkohë zieni edhe pak brokoli ose vendoseni në tavë 10 minutat e fundit. E shërbeni të ngrohtë, pse jo edhe direkt nga tava duke e vendosur në mes të tryezës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat