Pite me jogurt

Ushqime

Pite me jogurt

Më: 27 janar 2022 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Përgatitja e saj është shumë e lehtë dhe mjaftojnë shumë pak përbërës të cilët gjenden shumë thjesht në çdo kuzhinë

Për 4 persona nevojiten:

* 6 vezë
* 600 ml jogurt
* 125 gr margarinë
* 5 lugë miell
* 500 gr petë të gatshme
* vaj, kripë

Përgatitja:

I thyejmë vezët dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat. I rrahim me mikser të bardhat dhe të verdhat e vezës. Në enën me të verdhat e shtojmë margarinën.

Pas një kohe, në enë e hedhim jogurtin. Shtojmë 2 lugë miell dhe vazhdojmë të përziejmë me tel kuzhine. Pastaj, në enë i shtojmë të bardhat e rrahura dhe hedhim kripë.

Në enën e qelqit rezistuese ndaj zjarrit hedhim vaj dhe vëmë dy petë të gatshme, duke i lënë skajet jashtë enës. E tutëlojmë një petë, e kalojmë në masën në enën e thellë dhe e vëmë sipër petëve në enën e qelqit.

Të njëjtën gjë e bëjmë me të gjitha petët e mbetura. Sipër petëve të tutëluara vëmë një petë të paltuar përgjysmë. Skajet e dy petave të para i paltojmë në brendi të enës së qelqit.

Sipër vëmë edhe një petë të paltuar përgjysmë. Hedhim vaj. Enën e vëmë në furrë. Pjekim 30 minuta, në temperaturë prej 180 gradë.

Piten e presim në copë. Tri copë vëmë në pjatën për servirje. Në dy skajet e pjatës vëmë nga një gjeth sallate jeshile dhe nga një lugë shtalpë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat