Kek me kos dhe limon

Ushqime

Kek me kos dhe limon

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Një kek i butëëëë, i butëëë, i lehtëëëë, i lehtëëëë si re, i aromatizuar me lëngun dhe lëkurën e limonit.

Përbërësit: 240 g kos, 3 kokrra vezë, 6-7 lugë gjelle sheqer, 3 lugë gjelle miell, 1 lugë gjelle niseshte, lëkura dhe lëngu i një limoni, pak kripë dhe sheqer pluhur për dekor.

Përgatitja: Ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat dhe i rrahim derisa të formohet një shkumë e qëndrueshme. Shtojmë sheqerin dhe kripën dhe i rrahim sa sheqeri të tretet plotësisht. Përziejmë të verdhat e vezëve me kosin. Më pas shtojmë miellin, niseshten, lëngun dhe lëkurën e limonit. I përziejmë me një tel gatimi derisa masa të bëhet e njëtrajtëshme

E bashkojmë masën me shkumën e të bardhave të vezëve dhe i përziejmë lehtë me spatul. E hedhim në formën e pjekies dhe e pjekim në temperaturë 150⁰C për 30-35 minuta. Pasi keku të ftohet i shtojmë sipër sheqer pluhur dhe e shërbejmë. Ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat