Nutricionistët tregojnë disa mënyra për t’i shtuar perimet në dietën tuaj

Ushqime

Nutricionistët tregojnë disa mënyra për t’i shtuar perimet në dietën tuaj

Më: 20 mars 2022 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Nutricionistët thonë se prania e perimeve në dietën tuaj, është shumë e rëndësishme.

Mosprezenca e tyre, mund t’ju privojë nga lëndët ushqyese thelbësore të nevojshme për shëndetin tuaj.

Nutricionistja, Pooja Makhija ka treguar disa mënyra për t’i shtuar perimet në dietën tuaj.

“Nëse nuk ju pëlqen të hani perime të gjalla, provoni të bëni supa. Shtoni disa shije, barishte, lëng dhe çdo gjë për ta bërë atë të shijshme”, tha ajo.

Ajo tha se edhe grirja e perimeve, mund t’i bëjë ato më të shijshme, shkruan Indianexpress.

Sipas nutricionistet, ju mund të bëni makarona të shijshme duke përdorur perimet.

“Merrni perime të tilla si kungull dhe karrota dhe grijini ato për të bërë një salcë. Përdoreni këtë salcë për makaronat tuaja”, tha tutje ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat