Ushqimet e përpunuara dëmtojnë kujtesën? Humbje e fillit logjik dhe mungesë orientimi

Ushqime

Ushqimet e përpunuara dëmtojnë kujtesën? Humbje e fillit logjik dhe mungesë orientimi

Më: 17 dhjetor 2022 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

400-500 kalori në ditë të marra në formën e ushqimeve fast food mjaftojnë për të shtuar rrezikun e harresës, mungesës së orientimit apo të humbjes së fillit logjik, thonë hartuesit e një studimi të publikuar në revistën shkencore “JAMA Neurology”.

Sipas tyre, kaloritë e marra nga një hamburger, një gjysmë pice e ngrirë, apo ushqimet e konservuara si patatinat apo ëmbëlsirat e ndryshme, mjaftojnë për të shtuar rrezikun e dëmtimit të aftësive konjitive duke çuar në harresë apo paaftësi për të përfunduar fjalitë.

Studimi u krye në një periudhe 8-vjeçare. Në të morën pjesë gati 10.800 burra dhe gra në Brazil dhe përfundimi ishte se personat që konsumojnë më shumë ushqime të gatshme apo të ngrira, preken 28% më shumë nga humbja e aftësive konjitive, krahasuar me njerëzit që i konsumojnë shumë rrallë këto ushqime, thote DW.

Dy rezultojnë vendet më të prekura nga ky fenomen: Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, ku njerëzit konsumojnë më shumë se 50% ushqime të përpunuara në ditë. Ekspertët për çdo rast pohojnë se këto janë të dhëna vëzhguese, pra nuk ka prova shkakësore.

Studiuesit dinë mjaftueshëm për ndikimin negativ që kanë ushqimet fast food dhe ato të konservuara në shëndetin e njerëzve. Por  është e vështirë të thuhet nëse këto ushqime janë më të dëmshme se ato me shumë yndyrë, kripë dhe sheqer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat