Ushqimet që e qetësojnë refluksin

Ushqime

Ushqimet që e qetësojnë refluksin

Më: 4 mars 2023 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Refluksi gastro-ezofageal, i njohur ndryshe si sëmundja e refluksit acid, është një sëmundje kronike e dëmtimit të mukozës së stomakut dhe ezofagut si rezultat i kthimit mbrapsht të acideve të stomakut drejt ezofagut.

Simptoma më e zakonshme e kësaj sëmundjeje është ndjesia e djegies në mes të stomakut, që mund të kalojë pastaj në gjoks deri në fyt.

Djegia zakonisht shfaqet menjëherë pas ngrënies. Simptomë tjetër e mundshme është edhe një ndjenjë tretjeje e ngadalshme, e bezdisshme.

Në librin “Dropping Acid: The Reflux Diet Cookbook & Cure”, autorët Jamie Koufman, Jordan Stern dhe një shef kuzhine francez, Marc Bauer, kanë treguar ushqimet që duhet të konsumohen për të luftuar refluksin acid.

Bollguri

Bollguri është ushqimi më i mirë i mëngjesit dhe ai që rekomandohet kur keni djegie në stomak. Ai ju mban të ngopur për një kohë të gjatë dhe nuk shkakton refluks.

Xhenxhefili

Me “karar”, xhenxhefili është një nga ushqimet më të mira për acidin refluks.

Ai është përdorur për vite me radhë si një anti-inflamator dhe trajtim për gjendjet gastrointestinale.

Mund ta përdorni atë në gatime të ndryshme ose si çaj.

Aloe Vera

Aloe Vera njihet si një agjent shërues natyral. Ajo mund të trajtojë edhe acidin gastro-ezofageal.

Sallata

Sallatat janë të mira në rastet kur keni djegie në stomak, vetëm se duhet të shmangni domatet, qepët dhe djathin.

Banane

Bananet janë të mira në rastet kur keni uri. Me nivel të pehashit (pH) 5.6, ata janë zakonisht të mira edhe për personat që vuajnë nga acidi refluks.

Por, 1% e njerëzve që kanë djegie në stomak thonë se gjendja u është përkeqësuar pasi kanë ngrënë banane.

Prandaj, mos harroni, çfarë funksionon për shumë njerëz mund të mos funksionojë për ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat